KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM Nr. 509, datë 18.07.2013

Për akreditimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë. 

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi. Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr. 368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës: Akreditimin Institucional të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë.

Programi i studimit: Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” të akreditohet.

Programi i studimit: Diplomë në “Parukeri e avancuar” të akreditohet.

Programi i studimit: Diplomë në “Estetikë e avancuar” të akreditohet.

 

Contact Us

Rruga e Dibrës, mbrapa Komisariatit Nr. 4, Rezidenca Tower Bridge, Kulla 3, Tiranë

Search