Estetikë të Avancuar

Diplomë Profesionale në programin e studimit 2-vjeçar në "Estetikë të Avancuar"

 

Ky program studimi ka si objektiv kualifikimin profesional në “Estetikë e Avancuar”, Niveli 5-të në KSHK, që përfshin formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentit në fushën e estetikës zbukuruese/ kuruese/ relaksuese të trupit. Ky kualifikim pas dy vitesh studimi, realizon objektivat e programit dhe studenti është plotësisht i aftë për të punuar në Qendrat e bukurisë, si profesionist i kualifikuar në shkallën më të lartë. Ai është pajisur gjithashtu me aftësinë për të mësuar gjatë gjithë jetës njohuri dhe metoda inovative në fushën e Estetikës.

Studentët janë pajisur me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës, dhe përmirësimit të imazhit të femrës dhe të meshkujve. Studentët pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës, dhe përmirësimit të imazhit të femrave dhe të meshkujve. Kjo u realizua përmes orëve teorike dhe praktike të mjaftueshme për çdo lëndë, të cilat përmbushën qëllimin e përvetësimit të plotë të profesionit.

Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuritë/ praktikën për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e estetikës.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Estetikë e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, e pajis studentin me certifikatën/ Diplomën e punonjësit të kualifikuar në këtë drejtim.

 

VITI I                                                    VITI II

Anatomi & Fiziologji (Moduli 1 & 2)  

Teknika të grimit (Make-up)

Shkenca Natyrore (Biokimi)

Teknikat bazë të ndërtimit të thonjve artificialë

Etikë Profesionale

Teknikat e trajtimit të fytyrës manuale dhe me aparatura

Nutricion/Dietologji

Teknika të depilimit (Manuale dhe me aparatura)

Menaxhim Biznesi, shitjet me pakice dhe marketingu 

Trajtimi I vetullave dhe qerpikeve

Teknika të trajtimit të trupit
Moduli 1 Analiza estetike e trupit. Llojet e masazheve dhe terapisë se trupit.

Moduli 2 Teknikat e trajtimit/ masazheve të trupit, manuale dhe me aparatura)

Teknikat e pastrimit dhe masazhit të fytyrës       Teknika të trajtimeve të këmbëve (Pedikyr)

Dermatologji

Shkenca natyrore (Njohuri fizike mbi mbrojtjen nga aparaturat)

Gjuhë e Huaj - Anglisht

Trajtimet e kujdesit te lekures (Teori)

Higjena dhe ndihma e shpejte

Shendeti dhe siguria ne pune (OHS)

Zhvillime ne trajtimet estetike

Kirurgjia kozmetike

Praktikë Profesionale

Projekt me raste të trajtimeve të kryera, kërkime, shënime. Project with Case Histories research and writing/Provim përfundimtar

 

Shkence Kozmetike (Kimi Kozmetike) Provim përfundimtar
68 KREDITE (ECTS) 52 KREDITE (ECTS)
575 ORË NË AUDITOR 663 ORË NË AUDITOR

 

Search