Parukeri të Avancuar

Diplomë Profesionale në programin e studimit 2-vjeçar në “Parukeri e Avancuar”

 

Ky program studimi ka si objektiv kualifikimin profesional në “Parukeri e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, që përfshin formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentit në fushën e parukerisë. Ky kualifikim synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë, për të punuar në sallonet e bukurisë si profesionist i kualifikuar në shkallën më të lartë, dhe gjithashtu synon të pajisë studentët me aftësinë për të mësuar gjatë gjithë jetës njohuritë /metodat më të fundit inovative në fushën e Parukerisë.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional në “Parukeri e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, e pajis individin me diplomën e punonjësit të kualifikuar në këtë drejtim.

Studentët pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e parukerisë, dhe përmirësimit të imazhit të femrave dhe të meshkujve. Kjo u realizua përmes orëve teorike dhe  praktike të mjaftueshme për çdo lëndë, të cilat përmbushën qëllimin e përvetësimit të plotë të profesionit.

Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuritë/praktikën për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e parukerisë dhe bukurisë.

 

VITI I VITI II

Dermatologji

Stilime të avancuara për gjenerata, Arte të ndryshme dhe showbiz

Shkenca Natyrore (Biokimi)

Teknika të ndertimit të thonjve artificialë

Etikë Profesionale

Teknika të aplikimit të trajtimit me keratinë

Kolorimetri

Teknika të Aplikimit të Permanentit (Fantazi në permanent)

Gjuhë e Huaj - Anglisht

Teknika të make-up

Teknika bazë të aplikimit të bojës

Teknika të trajtimit të flokut oblungo

Higjena dhe ndihma e shpejte

Shendeti dhe siguria ne pune (OHS)

Teknika të avancuara të Prerjes

Menaxhim Biznesi, shitjet me pakice dhe marketingu 

Praktikë Profesionale

Project with Case Histories research and writing

Prerje, krehje bazë

Provim përfundimtar

61 KREDITE (ECTS)
534 ORË NË AUDITOR

59 KREDITE (ECTS)

745 ORË NË AUDITOR

 

 

Search