Fizioterapi Estetike

Certifikatë / Diplomë profesionale në kualifikimin 2 vjeçar në "Fizioterapi Estetike"

Programin e studimit 2 vjeçar në “Fizioterapi Estetike”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2016-2017. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në fushën e fizioterapisë estetike por jo në atë fizioterapike mjekësore! Shërbimet dhe trajtimet të cilat përbëjnë këtë program studimi kanë target group njerëz të shëndetshëm por që duan të ndjehen edhe më të bukur dhe më mirë me trupin e tyre, dhe nëpërmjet masazheve dhe trajtimeve parandalojnë por kurrësesi nuk kurojnë problemet fizioterapike! Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar ne qendrat e masazherisë estetiko-kuruese, SPA, si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë për këtë drejtim. Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e përmendur.

120 kredite (ECTS)

VITI I VITI II

Anatomi & Fiziologji (Moduli 1 & 2)

Dermatologji

Masazhi baze dhe Mobilizimi

Terapia e Kupave

Shkenca Natyrore (Biokimi)

Shkenca natyrore (Njohuri fizike mbi mbrojtjen

nga aparaturat)

Teknika të Limfodrenazhit 

Teknika Shiatsu Tradicionale  

Etikë Profesionale

Teknika te Refleksologjisë  
Nutricion/Dietologji Masazhi me Aromaterapi
Gjuhë e Huaj -Anglisht

Masazhi me mjaltë, Cokollatë, Masazhi Suedez, Masazhi me 4 duar.

Menaxhim Biznesi, Shitje me pakicë dhe Marketing

Masazhi Hot Stone, Pinda Sweda, Shirodara

Trajtimet e kujdesit të lëkurës (Teori)

Teknikat e trajtimit të fytyrës (Manuale dhe me aparatura)

Teknika të trajtimit të trupit (Manuale dhe me aparatura)
Moduli 1 Analiza estetike e trupit. Llojet e masazheve dhe terapisë së trupit.

Moduli 2 Teknikat e trajtimit/ masazheve të trupit (Manuale dhe me aparatura)

Shkencë Kozmetike (Kimi Kozmetike)

Higjena dhe ndihma e shpejtë

Shëndeti dhe siguria në punë

Zhvillimet më të fundit në trajtimet estetikë

Kirurgjia kozmetike

Teknikat e pastrimit dhe masazhit të fytyrës

Projekt me raste kërkimore (Research paper)

Provim Përfundimtar

   
60 KREDITE (ECTS) 60 KREDITE (ECTS)
607 ORË NË AUDITOR 810 ORË NË AUDITOR

Search