STARTUP ZONE

New Generation Startup Zone

STARTUP ZONE

Si shkollë për Arsim dhe Formim Profesional New Generation ka në prioritetet e saj jo vetëm përgatitjen cilësore në shkollë, por edhe punësimin e sigurt të studentëve (profesionistëve të ardhshëm). Për këtë arsye, përveç investimeve në infrastrukturën e shkollës (auditore, laboratore etj), cilësisë të Stafit Akademik, Qendra Multifunksionale New Generation ka vënë në funksionim prej vitesh edhe Zyrën për Informim/Punësim/Karrierë/Trajnim gjatë gjithë jetës.
Kjo ka dhënë rezultate të dukshme dhe aktualisht 100 % e atyre që përfundojnë shkollën kanë arritur të punësohen nëpër sallone të ndryshme.
Një nga nismat më të reja për të cilën Arsim dhe Formim Profesional New Generation është duke investuar, ka të bëjë me krijimin e një qendre New Generation Startup Zone!

Qëllimi i kësaj Zone, aftësimi nëpërmjet vetëpunësimit të menjëhershëm.
New Generation Startup Zone, përfaqëson një nga modelet e suksesshme europiane të nxitjes së biznesve start up të profesionistëve të rinj të talentuar, që edhe pasi kanë marrë në shkollë përvojë teorike dhe praktikë, nuk janë në gjendje të hapin sallone individuale, pasi ju mungojnë në rradhë të parë financimet e nevojshme për infrastrukturën e nevojshme (ambjentet e punës, paisjet dhe materialet e nevojshme) si dhe aftesitë e të bërit biznes.

Objektivi: Me këtë investim, New Generation ndihmon që për një numër prej 20-25 studentë që maturohen në Startup Zone të:

  1. Stimulojnë sipërmarrjet private në Shqipëri
  2. Të rrisë shanset e suksesit të tyre në momentet kur dalin në tregun e punës
  3. Duke qenë se në përfundim të periudhës 1-2 vjeçare, dalin në tregun e punës më të "pjekur", më të përgatitur, me një klientelë e cila do ti japë garancinë ekonomike, me një buxhet dhe vizion më të qartë, ulen rrisqet për kredi të këqija. Nëpërmjet kësaj eksperience janë më të përgatitur për të bërë një plan biznes më real nëse duan të marrin kredi më të vogla duke qenë se tashmë kanë një histori biznesi.
  4. Ndikon në uljen e interesit për të ikur nga Shqipëria.

Shërbimet që do të ofrohen në New Generation Startup Zone: New Generation Startup Zone është një "sallon i madh" rreth 220 m2, i strukturuar dhe i përshtatur për të gjitha shërbimet: Parukeri, Estetikë, Fizioterapi Estetike, Nail Art, Make up Artist, Barber. Vendndodhja është në një pozicion shumë të përshtatshëm, në katin e dytë të një godine cilësore në qendër të Tiranës, në Rrugën e Dibrës, më pak se 1000 m larg Sheshit Skënderbej. Në këto ambjente u jepet mundësia 20-25 studentëve (studentë të cilët kanë mbaruar me sukses shkollën) që duan të hapin sallonet e tyre për shërbimet e mësipërme. Janë siguruar për Start-up shërbime të përbashkëta menaxhimi, internet, pastrim, ambjente sanitare të nevojshme dhe mbi të gjitha prezenca e pedagogëve të cilët herë pas here do të kujdesen për mbarëvajtjen e secilit individ!
Janë siguruar stenda me furnizime të paisjeve të punës dhe materiale konsumi me çmime të favorshme nga kompanitë më të njohura në këtë fushë. Sigurimi i kushteve të përshtatshme të punës për trainimin e mëtejshëm Pavarësisht cilësisë që ky grup studentësh ka në perfundim të studimeve, për të marrë një iniciativë të tillë i duhen kompetenca dhe siguri më e madhe që do të ishte mirë të zhvilloheshin në një periudhë maturimi 1-1.5 vjet, në një sallon apo vend praktike ku të kishin vëmendjen dhe kujdesin e specialistëve.
Për start-up është siguruar asistencë e kualifikuar profesionale në fazën e parë të punës, me profesorë të shkollës dhe profesionistë të tjerë të fushës së estetikës të huaj dhe vendas. Në start-up Zonë është siguruar gjithashtu asistencë për trajnim në fushën e biznesit (mbajtja e llogarive, plan biznesi, marketing etj).

Marrëdhëniet e studentëve me New Generation Startup Zone New Generation Startup Zone ju mundëson 20-25 studentëve të cilët mbarojnë studimet dhe kanë objektiv të hapin sallonet e tyre (bizneset e tyre) me kontratë individuale për postet e punës me kushte preferenciale të tarifave mujore për periudhën e parë prej 1-1.5 vite.
Çdo student që fillon punën si punonjës i start-up ofron shërbime në klientë në mënyre të pavarur dhe siguron të ardhurat, me të cilat përballon shpenzimet për postin e punës.
Çdo person paguan vetë sigurimet personale dhe detyrimet përkatëse të tatimeve, sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

 

11 përfitime të paçmuara që mund t'ju ofrojë vetëpunësimi në New Generation Startup Zone

 

Të punosh për një startup mund të jetë argëtuese, dhe gjithashtu mund të jetë sfiduese. Profesionistët që me të vërtetë spikasin në një Startup Zone nuk e ndërmarrin këtë hap për shkak të kohës së lirë apo argëtimit, por ata e pranojnë punën sepse është një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar karrierën e tyre dhe për të patur një impakt më të madh.

Pyetja është, me kaq shumë njerëz që do dëshironin të fillonin një startup, çfarë ju bën ju të veçantë?

1. Një mundësi unike për rritjen në profesionin e zgjedhur

Kandidatët më të mirë nuk motivohen vetëm nga te ardhurat që do të përfitojnë në Startup Zone. Ata motivohen nga mundësia për të mësuar, rritur profesionalisht dhe sfiduar.

Vetë pozicioni i punës ju bën ju të keni sukses, të zhvilloni aftësi të reja dhe të bëni proçese punë të cilat nuk do të kishit mundësi t’i bënit diku tjetër.

Gjithashtu, ju jepet mundësia të jeni pjesë në hallkat e shumta dhe të vështira të një biznesi që funksionon, duke lehtësuar krijimin e eksperiencës manaxheriale.

2. Aftësia për të përfituar sa më shumë nga burimet e kufizuara

Të punuarit me klientë reale nënkupton një punë të paguar dhe përfitime mbi të gjitha për ju!

Kjo është një mënyrë e mirë që përveç ndihmës që ofron Neë Generation për afrimin e klientëve, ju të vendoseni në lëvizje për të krijuar dhe shtuar klientët tuaj që mund t’i keni në të ardhmen klientë të përhershëm – pra duke rritur edhe fitimin tuaj! Të përhapni fjalën për pozicionin tuaj të ri në rrethin familjar dhe shoqëror, të jepni maksimumin tuaj, të përdorni fantazinë dhe inspirimin në punë, me synim rritjen e klientelës.

Gjithashtu ju ndihmon që të mësoni të filloni dhe menaxhoni biznesin tuaj me ato burime financiare të cilat i krijoni nga puna juaj! Pra ta fillosh biznesin me zero burime! Kjo gjë s’mund të ndodhë për një pjesë të madhe nga ju, përvec se me ndihmën e Start Up, i cili është ngritur me këtë filozofi!

3. Mundësia për të mësuar

Punësimi në një sallon/qëndër në disa raste mund t'u ofrojë punonjësve shumë para, shumë përfitime, por më pak mundësi për të aplikuar gjithë spektrin e shërbimeve, më pak liri veprimi.

Avantazhi i një startup-i është se profesionisti ka përgjegjësi, vendimmarrje, hapësirë ​​për tu rritur profesionalisht dhe mundsinë për të mësuar gjëra të reja.

4. Mundësia për të marrë përgjegjësi të ndryshme

Avantazhi i punës në Startup shpesh nuk është vetëm paga, por sidomos mundësia për të bërë punë që ju ndihmojnë të zotëroni një larmi aftësish të transferueshme! Ju bëheni mjeshër në profesionin për të cilin ju keni studiuar!

Në një vit në startup, për shembull, ju mund të merrni përvojë në ofrimin e të gjitha shërbimeve që përmban profesioni juaj, në marrëdhëniet me klientët, përdorimin dhe shitjet e produkteve më cilësore, në marketingun dhe rriskun financiar.

Një sallon/qendër e madhe mund t'ju paguajë më shumë, por ka shumë të ngjarë që ju të ushtroheni vetëm në një pjesë të shërbimeve dhe zhvillimi juaj profesional do të jetë për rrjedhojë më i ngadaltë.

5. Vlera dhe vlerësim i shtuar

Njerëzit rrallë marrin vendime për zgjedhjen e profesionit të tyre, bazuar vetëm në përfitimet monetare!

Të duash atë që bën, të ndjehesh i vlerësuar dhe të dish që po bën diferencën, janë ndër arsyet kryesore që njerëzit zgjedhin një profesion. Krijimi i një kulture unike të shërbimit që mishëron respekt, ndershmëri, mirësi dhe profesionalizem do të të mundësojë një klientelë më besnike sesa një profesionist që thjesht ofron shërbime, pa vendosur shpirtin dhe dashuri në to!

Startup Zonë do të të shërbeje si laborator inovacioni ku me anë të njohurive të tua, ambicies, dashurisë për profesionin mund të ideosh teknika/ trajtime unike të cilat do të mbajnë emrin tend!

 6. Kontroll mbi rolin tuaj

Ajo që individët dëshirojnë më shumë është kontrolli i fatit të tyre, diçka që shumë sipërmarrje nuk mund ta ofrojnë.

Duke e patur ju vetë kontrollin mbi formën se si po zhvillohet puna juaj, dhe se si rriteni profesionalisht është një avantazh shumë i madh.

Nëse do të keni nevojë për ndihmë, do të keni pranë mjeshtrat me përvojë të cilët do tju ndihmojnë të hidhni më lehtë hapat tuaj! Të paturit në kontroll të punës ju mundëson besim në vetvete dhe motivim, gjë që të qënit i punësuar diku nuk ta mundëson pasi gjithmonë do të jetë një mjeshtër pranë jush që do t’ju tregojë se si duhet të veproni në një rast apo tjetër.

7. Fleksibiliteti

Ajo për të cilën kanë nevojë pjesa më e madhe e njerëzve është: fleksibiliteti, ose mundësia që të bëjnë punën e tyre sipas planit të tyre dhe të ndërtojnë një rrjedhë që përshtatet me familjet, miqtë dhe aktivitetet e tyre.

Të qënit i vetëpunësuar, pa cënuar korrektësinë në shërbim, ju mundëson të kompozoni më së miri axhendën tuaj profesionale në bashkëpunim me recepsionin e Startup Zone.

8. Një mjedis modern, interesant, sfidues

Një pjesë e mirë e profesionistëve në treg në ditët e sotme, janë ambiciozë dhe të etur për të zhvilluar aftësi të reja në mjedise sa më modern dhe të ndërtuara me pajisje të përshtatshme për profesionin.

Për të qenë gjithmonë konkurues, ju duhet ta bëni punën tuaj sa më interesante dhe t'i sfidoni ata. Për këtë ju duhet shumë mbështetje, të cilën mund ta përfitoni nga përkrahja e pedagogëve mjeshtër në Startup Zone, nëpërmjet azhornimit periodik, produkteve dhe linjave më cilësore në treg, dhe një ambient modern dhe komod në të cilin ju jepet mundësia të punoni.

9. Evitimi i riskut

Të ndërmarësh hapin e një sipërmarje private, sigurisht që kërkon investim në kohë dhe në të ardhura dhe jo pak herë ky investim nuk i mbijeton tregut!

Eksperienca është një faktor i rendësishëm mëse i nevojshëm për hapjen dhe mirëfunksionimin në tërësi të një salloni/qëndre estetike, faktor ky i lidhur ngushtë edhe me mundësite financiare për të patur një infrastrukturë dhe aparatura koherente. Shpesh, edhe pse në themel të gjithë kësaj qëndron një vullnet i mirë për ta çuar punën përpara, disa sipërmarrje nuk i mbijetojnë tregut! Në raste të tilla profesionistit përveç shijes së hidhur që i lë "dështimi", i duhet të shlyejë edhe një sëre detyrimesh financiare!

Rrugëtimi në Startup Zone, ju mundëson jo vetëm eksperiencën e nevojshme profesionale por edhe atë të menaxhimit! Testoni dhe sfidoni veten, aftësitë tuaja, në mbarëvajtjen e një sipërmarrjeje, krijoni klientelën tuaj, dhe të gjitha këto në një ambient tashmë gati, me infrastrukturë bashkëkohore ashtu sikurse e kërkon tregu! Risku për të humbur në këtë rast është zero, pasi ky rrugëtim mundëson veçse benefite për rritjen tuaj!

10. Një vizion i qartë

Sigurisht që mundësia për të qenë pjesë e Startup do tu jepet të gjithë studentëve ekselent dhe me ambicie, duke zenë vendin e studentëve tashmë të maturuar profesionalisht, pas rrugëtimit një vjeçar në Startup Zone.

Studentët që e përjetojnë këtë eksperience, në përfundim të saj do të kenë jo vetëm një bagazh aftësish shumë të vlefshëm për të ardhmen e tyre, por gjithashtu një vizion më të qartë mbi zonën ku do të ndërtojnë sipërmarrjen e tyre, mbi arredimin, menaxhimin dhe komunikimin me klientelën një pjesë e së cilës mund të jenë klientët besnikë të Startup Zone! Për rrjedhojë do të ndihen më të sigurt dhe më të suksesshëm në hapat që hedhin!

11. Realizimi i praktikës profesionale

Start up është ngritur edhe për një arsye tjetër: praktikat profesionale në vitin e dytë, e cila kompleton edukimin tuaj shkollor!

Kjo është një mundësi shumë e mirë për plotesimin e detyrimeve shkollore për kryerjen e praktikave profesionale, pjesë të programit mësimor, që kanë si qëllim të kenë në qendër punën e studentit me klientin!

Në këtë formë studenti ndiqet po aq profesionalisht dhe me teknikat e aplikuara në shkollë, në proçedurat dhe shërbimet e shumta profesionale!

Search