New Generation organizoi më 4 Prill 2019, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Salla “Unesco”,
Konferencën vjetore me temë:
SFIDAT NË PUNËSIMIN E STUDENTËVE TANË. NXITJA E SIPËRMARRJES INDIVIDUALE
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte: · Prezantimi i mundësive që ofron New Generation për punësim; · Përputhja e Politikave Vendore dhe Strategjive Kombëtare mbi ofruesit e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe punësimin; · Sensibilizimi i rinisë dhe familjeve shqiptare mbi përparësitë e Arsimit dhe Formimit Profesional.
Pjesëmarrës dhe të ftuar:
Politikëbërës të Arsimit dhe Formimit Profesional;
Përfaqësues të Biznesit;
Përfaqësues të Qendrave dhe Salloneve më në zë;
Përfaqësues të Medias;
Studentë & Kursantë të “New Generation”
Ish studentë (Alumni);
Prindër, familjarë;
Qendra Multifunksionale New Generation, Organizoi në 9 Shkurt 2018 në ambientet e Tirana International Hotel, Salla “Metropol”.
Tryezën Dialoguese me temë:
“ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL, ARRITJET E DERITANISHME, SFIDAT PËR TË ARDHMEN”
(Tryeze dialoguese me të gjithë palët e interesuara për sfidat dhe arritjet e AFP-së)
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutim i hapur i Politikbërësve, Ofruesve dhe Përfituesve të AFP-së.
Në këtë tryezë, morën pjesë: Zv. Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen; Përfaqësues nga:
- Bashkia Tiranë
- Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK)
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
- Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit
- Shoqata e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit
- Shoqata Tirana
- Shoqata e Miqësisë Shqipëri- Izrael
- Biznes Albania
- K.O.P.SH.
- Konfindustria
- Universiteti i Arteve
- Mediat Televizive
Përfaqësues nga Ambasadat e huaja në Shqipëri:
- Ambasada Italiane
- Ambasada Izraelite
- Ambasada e Kosovës
- GIZ
Në takim, u fol për rëndësine e madhe që ka për ekonominë shqiptare arsimimi profesional dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare, në punësim dhe vetëpunësim.
Ruajtja e cilësisë, rritja e programeve të studimit sidomos duke përfshirë dhe partnerë të huaj, i përgatit studentët e New Generation të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në Europë dhe të kenë lehtësira në punësim.
https://www.newgeneration-al.com/sq/aktivitetet/aktivitetet-shkencore/sfidat-ne-punesimin-e-studenteve-tane-nxitja-e-sipermarrjes-individuale#sigProId70bdc87b0c